Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Dy grupe ruse të hakerëve kanë pretenduar se qëndrojnë pas një serie sulmesh kibernetike ndaj sistemeve të ngrirjes në supermarketet e disa vendeve evropiane.
Grupet Noname057(16) dhe Z-Pentest Alliance kanë publikuar pretendimet e tyre në Telegram, duke thënë se kanë vepruar së bashku. Megjithatë, postimet dhe kanalet e tyre janë fshirë, ndërsa ekspertët e sigurisë kibernetike shprehin dyshime për vërtetësinë e këtyre pretendimeve.
Hetimet po zhvillohen nga disa kompani të specializuara, të cilat kanë përdorur sisteme të rreme digjitale, të njohura si “honeypots”, për të tërhequr hakerët dhe për të analizuar mënyrën se si tentojnë të kryejnë sulme.
Sipas ekspertëve, sulmet duket se kanë qenë të planifikuara dhe të koordinuara. Disa prej frigoriferëve janë detyruar të rrisin temperaturën, duke rrezikuar prishjen e produkteve ushqimore.
Përveç grupeve ruse, si autorë të mundshëm po shqyrtohen edhe hakerë të lidhur me Iranin, aktorë shtetërorë apo edhe individë që mund të kenë vepruar për qëllime argëtimi.
Deri më tani, autoritetet në disa vende po hetojnë rastet, por nuk ka një konfirmim zyrtar se kush qëndron pas sulmeve.