Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kosova nuk ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, sipas raportit të fundit të Bashkimit Evropian për vendin. Raporti vlerëson se rekomandimet e Komisionit Evropian nga viti i kaluar nuk janë adresuar gjatë vitit 2026.
Sipas raportit, Kosova duhet të miratojë legjislacion të ri për menaxhimin e financave publike dhe të forcojë kontrollin e brendshëm financiar dhe auditimin e jashtëm.
Po ashtu, kërkohet rritja e llogaridhënies së institucioneve që menaxhojnë buxhetin, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal.
Një tjetër rekomandim është zbatimi më efektiv i gjetjeve dhe rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, si dhe forcimi i mbikëqyrjes parlamentare.