Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aktori dhe komediani amerikan Chris Rock ka folur hapur për martesën e tij me Malaak Compton-Rock, duke pranuar se nuk ishte një bashkëshort i mirë dhe se sjellja e tij ndikoi në prishjen e marrëdhënies. Në një intervistë për revistën “GQ”, të publikuar më 3 nëntor, 61-vjeçari tregoi se gjatë martesës kalonte shumë kohë duke parë përmbajtje pornografike, por tha se prej pesë apo gjashtë vitesh e ka lënë këtë zakon.
Rock theksoi se kjo nuk ishte arsyeja e vetme e ndarjes, ndërsa pranoi edhe më herët se kishte qenë i pabesë ndaj bashkëshortes, veprim për të cilin nuk ndihet krenar. Komediani reflektoi gjithashtu mbi mënyrën se si kishte provuar kufijtë e vet, derisa kishte kuptuar se nuk mund të sillej sikur gjithçka i lejohej. Chris Rock dhe Malaak Compton-Rock ishin të martuar për 18 vjet. Ata u ndanë në vitin 2014, ndërsa shkurorëzimi u finalizua në vitin 2016. Çifti ka dy vajza.