Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Regjisorja shqiptare Xheni Alushi prezanton filmin “The Disparaged” në festivalin e Winterthurit

Film  |  04.11.2026 Ora 16:15   

Regjisorja shqiptare Xheni Alushi po shënon një sukses në kinematografi, pasi filmi i saj “The Disparaged” është përzgjedhur në konkurrimin zviceran të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Winterthur, që mbahet nga 3 deri më 8 nëntor. Ky film është realizuar si projekt diplomimi në kuadër të studimeve master për regji të filmit artistik në Universitetin e Arteve të Cyrihut.

Ngjarja përqendrohet te Blerta, një 32-vjeçare që kthehet nga Zvicra në Prishtinë për t’u kujdesur për babanë e saj të sëmurë rëndë. Përmes kësaj historie trajtohen marrëdhëniet familjare, përgjegjësia ndaj prindërve dhe lidhja me vendlindjen. Në film interpretojnë Drita Kabashi, Luan Jaha, Art Pasha, Aurita Agushi dhe Eli Gashi.

Skenari është shkruar nga Xheni Alushi dhe Joni Mithi, ndërsa filmi është realizuar në bashkëpunim me Universitetin e Arteve të Cyrihut dhe kompaninë Papafingo Productions. Përzgjedhja në festival përbën një mundësi të rëndësishme për prezantimin e krijimtarisë së regjisores shqiptare para publikut ndërkombëtar.

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing