Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Llogari të rreme në X përdorin përmbajtje islamofobike për të mashtruar qytetarët dhe për t'u vjedhur paratë

Të Tjera  |  04.11.2026 Ora 8:09   

Një rrjet llogarish të dyshimta në platformën X po përdor përmbajtje kundër myslimanëve për të tërhequr vëmendjen e përdoruesve dhe më pas për t'i mashtruar përmes skemave të rreme të investimeve në kriptovaluta.

Sipas një hulumtimi të Qendrës për Studimin e Urrejtjes së Organizuar, studiuesit kanë identifikuar më shumë se 220 llogari që dyshohet se janë të përfshira në mashtrime financiare ose skema të tjera mashtruese.

Këto llogari publikojnë imazhe dhe mesazhe provokuese kundër myslimanëve, duke nxitur reagime dhe komente të shumta. Më pas, përdoruesit që ndërveprojnë me këto publikime ekspozohen ndaj mesazheve për gjoja një krizë të afërt financiare dhe kolaps të sistemit bankar.

Mashtruesit u kërkojnë qytetarëve të transferojnë paratë në sisteme të ashtuquajtura financiare alternative ose t'i investojnë në kriptovaluta, duke pretenduar se kështu do t'i mbrojnë kursimet e tyre.

Rreth 90 për qind e llogarive të identifikuara dyshohet se operojnë nga vende të Afrikës, ndërsa të tjerat janë gjurmuar në Azinë Jugore, Itali dhe Japoni.

Disa prej tyre përdorin emra dhe fotografi që krijojnë përshtypjen se janë të lidhura me presidentin amerikan Donald Trump ose anëtarë të familjes së tij, pa pasur dëshmi për ndonjë lidhje të tillë.

Studiuesit paralajmërojnë se përmbajtja nxitëse përdoret si karrem për të fituar vëmendjen dhe besimin e përdoruesve, të cilët më pas orientohen drejt kanaleve private në Telegram dhe faqeve të rreme financiare.

Pas pyetjeve të CNN-it, disa prej llogarive janë pezulluar nga platforma X. Edhe Telegrami ka deklaruar se do të hetojë rastet e raportuara.

Hulumtuesit nuk kanë arritur të përcaktojnë se sa persona kanë rënë viktimë e këtyre mashtrimeve, por paralajmërojnë për rrezikun e kombinimit të urrejtjes në internet me mashtrimet financiare.

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing