Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova mban më 28 maj ankandin e dytë të obligacioneve shtetërore

Vendi  |  22.05.2026 Ora 7:45   

Ministria e Financave e Kosovës ka njoftuar se më 28 maj 2026 do të mbahet ankandi i dytë i letrave me vlerë për këtë vit.

Në këtë ankand do të emetohen obligacione shtetërore me maturitet 3-vjeçar në vlerë prej 20 milionë euro.

Sipas Ministrisë, investimi në obligacione konsiderohet i sigurt dhe garantohet me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. Interesi përcaktohet nga tregu dhe u garantohet investitorëve gjatë gjithë periudhës trevjeçare të maturimit, ndërsa është i liruar plotësisht nga tatimi.

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në ankand apo blerje të letrave me vlerë janë ftuar të kontaktojnë bankat komerciale që operojnë në Kosovë për informata shtesë dhe procedurat e aplikimit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing