Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shqipëria humbi rreth 29 mijë banorë nga emigrimi në vitin 2024

Vendi  |  22.05.2026 Ora 7:44   

Shqipëria ka shënuar një nga nivelet më të larta të tkurrjes së popullsisë në Europë gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, për çdo 1,000 banorë, popullsia e vendit u zvogëlua me 12 persona si pasojë e migrimit neto.

Kjo nënkupton se vetëm gjatë vitit të kaluar, Shqipëria ka humbur rreth 29 mijë banorë për shkak të emigrimit.

Ndërkohë, mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian rezulton pozitive, me rreth +5.2 persona për 1,000 banorë, duke treguar rritje të popullsisë dhe fuqisë punëtore.

Ekspertët vlerësojnë se Shqipëria po përballet me një sfidë serioze demografike, pasi përveç emigrimit të lartë, edhe lindshmëria ka rënë ndjeshëm. Krahasuar me vende si Polonia, Estonia apo Kroacia, të cilat kanë arritur të stabilizojnë ose përmbysin trendin e emigrimit, Shqipëria vijon të humbasë popullsi çdo vit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing