Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) do të prezantojë sot, nga ora 10:00, skemën e granteve dhe projektet e mbështetura në kuadër të programeve të bashkëpunimit ndërkufitar.
Gjatë prezantimit pritet të bëhen të ditura mundësitë e financimit, si dhe rezultatet e projekteve që synojnë forcimin e bashkëpunimit mes komunave dhe partnerëve rajonalë.
Sipas MAPL-së, këto programe kanë për qëllim zhvillimin e partneriteteve dhe mbështetjen e projekteve të përbashkëta në nivel rajonal.