Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Depozitat e qytetarëve dhe bizneseve në bankat komerciale në Kosovë kanë arritur një nivel të ri rekord, duke kaluar 6.75 miliardë euro.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës, në prill 2026 depozitat totale kanë arritur në 6 miliardë e 753 milionë euro, me një rritje të lehtë krahasuar me muajin mars.
Raporti i BQK-së tregon se kursimet në sistemin bankar kanë shënuar rritje të ndjeshme krahasuar me një vit më parë. Në fillim të vitit 2025 depozitat ishin rreth 5.79 miliardë euro, ndërsa deri në fund të vitit 2025 kishin arritur në 6.48 miliardë euro.
Sipas raportit, sistemi bankar në Kosovë vazhdon të mbetet stabil dhe likuid, me rezerva financiare mbi minimumin e kërkuar ligjor.