Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës ka bërë të ditur çmimet tavan të derivateve të naftës që do të jenë në fuqi gjatë ditës së sotme.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i naftës (dizel) është 1.69 euro për litër, që paraqet një rritje prej një centi krahasuar me ditën e kaluar. Benzina është caktuar deri në 1.50 euro për litër, ndërsa çmimi i gazit mbetet në 0.81 euro për litër.
Autoritetet bëjnë të ditur se këto çmime tavan synojnë rregullimin e tregut dhe monitorimin e luhatjeve në sektorin e derivateve.