Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nënshkruhet marrëveshja mes Sunny Hill Foundation dhe Komunës së Prishtinës për themelimin e "Sunny Hill Academy" (Foto)

Kulturë  |  02.08.2019 Ora 13:00   
Sot është mbajtur konferenca e përbashkët të Sunny Hill Festival dhe Sunny Hill Foundation, ku është prezantuar projekti “Sunny Hill Foundation Music & Art Center”. Të pranishëm në konferencë ishin Dua Lipa, Dukagjin Lipa, Shpend Ahmeti dhe Gëzim Gashi ku dhanë më shumë detaje nga ky projekt dhe festivalit në përgjithësi.

Dukagjin Lipa tha se qëllimi i këtij fondacioni është që të rinjve dhe fëmijëve të Kosovës, t’u ofrohet një hapësirë ku mund të shprehin frymën artistike.
“Jemi mbledh këtu për një ngjarje pak më tjetër se herën e kaluar. Qëllimi i fondacionit ka qenë të kemi një hapësirë që do të jetë në shërbim të të rinjve shqiptar, në mënyrë që ta kthejmë atë frymën artistike të cilën ndoshta fëmijët e Prishtinës dhe Kosovës e kërkojnë dhe dëshirojnë, ashtu siç e kemi pas ne ndoshta më përpara”, tha ai.

Ndërsa Dua Lipa u shpreh se, kjo ka qenë një ëndërr e madhe e saj, të ketë një vend apo një qendër ku të rinjtë mund të shprehin talentin e tyre, dhe tash që kjo ëndërr po bëhet realitet, une ndihem shumë krenare pasiqë është një projekt shumë i madh për të cilin unë jam e apasionuar ‘’We dream big’’, deklaroj ajo.

Dukagjin Lipa, potencoi se më në fund, përmes këtij projekti, Prishtinës do t’i kthejmë shpirtin e muzikës. Duke falenderuar shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, me të cilët Dukagjin Lipa deklaroi se është i kënaqur me bashkëpunimin në mes tyre, ‘’kjo tregon se diaspora është duke përparuar në mënyre individuale, në shumë nivele’’ u shpreh ai.

Për një lajm tjetër të rëndësishëm, u ftua edhe Gëzim Gashi, i cili deklaroi se Sunny Hill Foundation ka ndarë fondin prej 150 mijë eurosh për të jetësuar Qendrën Kulturore e cila do të funksionalizohet gjatë vitit tjetër. Ky është bashkëpunimi i parë në mes të Sunny Hill Foundation dhe Institute of Arts and Innovation përfaqësues nga Gëzim Gashi. Tre të rinj nga Kosova do të kenë mundësi që gjatë vitit 2020 të udhëtojnë për Amerikë, si pjesë e Quincy Jones Production dhe Institute of Arts and Innovation.






 

Komentet

Marketing

Tjera në Kulturë

Marketing