Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Filmat që bënë të njohur aktorët që tashmë janë në listën A të Hollywood-it

Film  |  12.07.2019 Ora 16:17   
Akotrë të cilët tashmë gjenden në listën A të Hollywood-it nuk kanë qenë gjithmonë pjesë e filmave më të mirë. Por që ka rastisë që në vitet e 90-ta të takohen me ndonjë rol I cili u ka dhënë shkëlqimin e që këtu hyjnë emra të njohur si Brad Pitt, Jake Gyllenhaal, Leonardo DiCaprio, Will Smith e të tjerë.

Listën e fillojmë me Brad Pitt I cili edhe pse nisi aktrimin vite më parë ishte pikërisht filmi “Thelma & Louise” I vitit 1991, ai I cili bëri që Brad të bëhej më I njohur dhe të kërkohej nga bosët e filmit. Në këtë film Brad luajti jrolin e J.D, e që nuk ishte as rol kryesor por që mjaftoi të shfaqte talentin e tij.

Aktori Jake Gyllenhaal u bë shumë I dashur dhe I kërkuar kur në vitin 1991, bëri debutimin e tij në një film me rolin e Danny Robbins, ndërsa filmi që ishte western komedi me titull “City Slickers” u bë ndër më të shikuarit e të 90-tave. Jake atëkohë ishte vetëm 11 vjec.

Leonardo DiCaprio, shumë mendojnë se “Titanic” ishte filmi I karrierës së tij, por që në fakt filmi që I ndryshoi jetën ishte një film krejt tjetër I vitit 1993 “What’s Eating Gilbert Grape?”, ku Leo lunate roli dytësor, ndërsa në roil kryesor ishte Johnny Depp. Edhe pse në filmat e mëvonshëm si “Titanic” dhe të tjerë ai nominohej me Oskar, aktrimi I tij I suksesshëm u quajt roli I tij si 19-vjec në filmin  “What’s Eating Gilbert Grape?”.

Will Smith është një njeri I cili është përfshirë në botën e artit në shumë mënyra. Ishte viti 1993 kur will Smith mori vëmendjen e madhe me rolin e tij në filmin “Six Degrees of Separation”. Sipas kritikëve të filmit Will aty shfaq gjithë talentin e tij që vlen të njihet, ndërsa sipas tyre ai njihet gabimisht si aktori I aksionit, meqë talenti I tij është pertej asaj dhe ajo shihet në filmin “Six Degrees of Separation”.

Natalie Portman është aktorja e cila si 11 vjece u shfaq në filmin me titull “Leon:The Professional” në vitin 1994 një film I regjisorit Luc Besson. Nga aty u pa se Natalie ishte një yll  në rritje për kinematografinë Amerikane, e deri tek filmi “Black Swan”ku edhe fitoi cmimin Oskar. Por megjithatë me tu përmendur Natalie Portman menjëherë kujtohet filmi “Leon:The Professional”, ku ajo luan përkrah Jean Reno dhe shfaq aktrimin  e saj të përkryer.

Po ashtu në moshë të re dhe qysh në debutim tregoi se do të jetë një aktore e madhe është Scarlett Johansson e cila në vitin 1994 luajti në filmin komedi familjare “North” . Aktorja atëkohë ishte vetëm 9 vjec ndërsa talenti I saj I vërejtur në atë film, vazhdon të vlerësohet edhe sot, duke u bërë edhe ndër aktoret femra më të paguara në Hollywood./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing