Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​Lady Gaga dhe Bradley Cooper bashkë në një tjetër film

Film  |  02.07.2019 Ora 11:07   
Burime ende të pakonfirmuara, kanë thënë se këngëtarja Lady Gaga dhe aktori Bradley Cooper do të bashkohen sërish në ekran televiziv, për një tjetër film. Në serinë e tretë të rradhës së Guardians Of The Galaxy thuhet se Lady Gaga do të luajë të dashurën me emrin Lylla të Bradley Cooper I cili luan Rocket Raccoon.

Të kritikuar pozitivisht për kiminë që dyshja patën në filmin “A Star Is Born”, shumë adhurues të filmave dhe dyshes në fjalë, në fakt kanë kërkuar që këta të fundit të bashkohen sërish në një film tjetër dhe duket se kjo po ndodh. Nëse të gjitha këto lajme janë të vërteta atëherë Gaga-n dhe Cooper do ti shohim bashkë në Guardians Of The Galaxy Vol 3, në vitin 2021.

Në anën tjetër vazhdojnë të qarkullojnë lajme se ndarja e Bradley-t nga e dashura e tij Irina Shayk të cilët bashkë kanë vajzën Lea dy vjec, është shkaktuar pikërisht nga afërsia e aktorit me këngëtaren gjatë performancave të ndryshme të këngës “Shallow” kolonë zanore e filmit “A star Is Born” me protagonist pikërisht këta dy artistë. /radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing