Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​Sophie Turner dhe Joe Jonas martohen në Vegas

Film  |  02.05.2019 Ora 14:25   
Ylli I serisë së famshme “Game Of Thrones” me rolin e saj si Sansa, Sophie Turner është martuar para pak orësh në një dasmë surprizë me të dashurin e saj prej vitesh Joe Jonas.

Dyshja prej artistësh janë bashkë që nga viti 2016, ndërsa thuhet se ceremonia e tyre e martesës ka kushtuar vetëm 600 dollarë. Ata u martuan në Las Vegas menjëherë pasi u larguan nga eventi Billboard Music Awards, ndërsa zyrtarisht I martoi një person I cili ishte maskuar si Elvis Presley.

Edhe pse në një intervistë më parë Joe pati thënë se ata do të martohen në Francë gjatë kësaj vere, duket sikur kjo nuk do të jetë e vetmja ceremoni e martesës së tyre. Per muzikën dhe që dasma e tyre të transmetohet online për pak minuta u kujdes muzicienti I njohur Diplo, I cili ishte Live në Instagramin e tij duke transmetuar  minuta nga ceremonia e Sophie dhe Joe. /radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing