Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Captain Marvel arkëton mbi 153 milion $ vetëm në vikendin e parë të shfaqjes

Film  |  11.03.2019 Ora 14:07   
I pari film nga Marvel Cinematic Universe me femër në rol kryesor ka thyer record duke arritur të arkëtoj më shumë se 153 milionë dollar vetëm në vikendin e parë të shfaqjes në Amerikë, ndërsa globalisht arrkëtimet e këtij filmi arrijnë në 455 milionë dollar.

Kështu produksionet Disney/Marvel Studios kanë bërë histori me Brie Larson në krye për filmin më të suksesshëm ndonjëherë me rol kryesor një aktore femër. I vetmi film I cili ka në rol kryesor aktore femër dhe ka arritur arkëtime më të mëdha globalisht është Star Wars: The Force Awaknes I cili arriti të grumbullojë 529 milionë dollar në vikendin debutues në vitin 2015.

Kështu suksesi I filmit Captain Marvel bën që deri më tani të jetë filmi më I suksesshëm për vititn 2019, I cili gjithashtu ka rritur shitjen e biletave për 26% krahasuar me periudhën e njejtë në vitin e kaluar. Javen e kaluar në vendin e parë ishte filmi I animuar “How To Train Your Dragon 2” por shkaku I Captain Marvel, ai tashmë në Boxx Office ka rënë në vendin e dytë.

E Captain Marvel filmin e momentit mund ta shikoni cdo ditë edhe në kinemanë më të mirë në vend Cineplexx. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing