Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Christian Bale përfundon grindjet e tij 10-të vjeqare me familjen

Film  |  12.02.2019 Ora 14:49   
Aktori tashmë 45 vjec Christian Bale ishte akuzuar për sulm ndaj nënës së tij Jenny dhe motrës së tij Sharon në hotelin Dorchester para premierës së filmit The Dark Knight në vitin 2008.

Por akuzat u hodhën poshtë për shkak të mungesës së provave dhe më pas tërheqjes së deklaratave të nënës dhe motrës së tij. Ylli I Hollywoodit gjithmonë ka mohuar akuzat e ngritura kundër tij, por që kjo gjë ndikoi që ai të prishë marrëdhëniet me më të dashurit e tij dhe e gjitha mendohet të jetë shkaktuar nga një argument mbi gruan e tij Sibi Blazic, me të cilën aktori Bale u martua në vitin 2000 dhe bashkë kanë dy fëmijë.

Sharon motra e aktorit pati thënë se ai I pati sulmuar atë dhe nënën e tyre fizikisht dhe psiqikisht në pranin e fëmijëve të Sharon motrës së tij, por që ajo asnjëherë nuk dha detaje se si ishin këto sulme.

Megjithatë tashmë në një intervistë për Dailymail, Jenny vetë nëna e aktorit ka treguar se ata tashmë janë në komunikim dhe se ajo e di që Christian ndodhet në Londër./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing