Aktori Maheshala Ali është ylli I revistës Esquire Uk, ku përpos fotos në kopertinë ai ka dhënë edhe një intervistë të plotë ku ka folur për shumë gjëra. Ylli 44 vjeq I cili është I nominuar për cmimin Oskar për rol dytësor në filmin “Green Book”, ka thënë se të zinjët aktor mund të jenë profesor të studimeve kulturore, ndërsa aktorët e bardhë mund të jenë vetëm aktor.
Ndër të tjera aktori Ali ka treguar se në jetën e tij është përballur shumë herë me racizëm, ndërsa kur është puna për të komentuar këto qështje u kërkohet shpesh aktorëve të zinj, por kur është fjala për projekte për të drejtat civile pyeten vetëm të bardhët.
Aktori gjithashtu ka treguar se ai pati fituar një bursë të plotë studimi për basketbollin në St Mary College California por që ai vendosi të mos ndjekte karrierën si sportist. Aktori Mahershala Ali luan në “Green Book” një film ku tregon një ngjarje të vërtetë të vendosur në vitin 1962. /radioplus/