Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kupa e Kosovës në Basketboll tani edhe me medalje të bronztë

Sport  |  08.02.2019 Ora 14:07   
 Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka aprovuar idenë e KB Rahovecit që gara e kupës, Final 8 e Kupës së Kosovës, të ketë edhe medaljen e bronztë.
 
Ishte klubi nga qyteti i Rahovecit që pati të aprovuar kërkesën e organizimit të Final 8 të Kupës së Kosovës, teksa palestra po shkon drejt përfundimit.
Teksa Rahovci po bëhet gati për një organizim madhështor, një ide e klubit për të inkuadruar në garën e Kupës së Kosovës edhe medaljen e bronztë, është mirëpritur.
 
Sipas një komunikate në faqen zyrtare të klubit të Rahovecit, Euroing Kupa e Kosovës 2019 do të ketë fitues të vendit të tretë që do të fitojë medaljen e bronztë. Këtë sfidë do ta zhvillojnë skuadrat që humbin në gjysmëfinale.
Kjo do të jetë hera e parë që kjo garë do të ketë medalje të bronztë.

Sfida për vendin e tretë zhvillohet të shtunën më 2 mars në ora 19:00.
 
Euroing Kupa e Kosovës 2019 zhvillohet nga data 27 shkurt deri më 3 mars
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing