Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

LA Lakers edhe me Lebron James nuk arrin të këndellet

Sport  |  06.02.2019 Ora 12:33   
Los Angeles Lakers dhe LeBron James prekin fundin. Kualifikimi në play-off vështirësohet gjithnjë e më shumë për skuadrën kaliforniane që ka zbritur në vendin e 10-të të konferencës së Perëndimit pasi në Indianapolis ndaj Indiana Pacers pësoi humbjen e 27-të në 54 takime.
 
I rikthyer nga dëmtimi LeBron James zhvilloi një nga ndeshjet e tij më të dobëta me fanellën e LA Lakers ndoshta edhe një nga më të dobëtat në karrierë. Në Bankers Life Fieldhouse Indiana dominoi skuadrën kaliforniane nga fillimi deri në fund duke mos e vendosur asnjëherë në diskutim fitoren.
 
Sfida u mbyll me suksesin e thellë 136-94 të ekipit nga Indianapolis , ndeshje në të cilën shkëlqyen Bogdanovic me 24 pikë dhe Turner me 22, ndërkohë që LeBron koleksionoi në total vetëm 18 pikë 9 asiste e 7 rebound në këtë disfatë turpëruese të Lakers.
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing