Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Angelina Jolie dhe Brad Pitt thuhet të jenë duke punuar në një biznes bashkë…

Film  |  01.02.2019 Ora 13:20   
Edhe pse ndarja e tyre bëri një BOOM të madh mediatik, meqë përflitej se Brad ishte fajtori I gjithë ndarjes për shkak të agresivitetit që po shfaq me fëmijët për shkak të varshmërisë së tij ndaj alkoolit, rreth tyre ende nuk kan mbaruar gjërat.

Një burim I sigurt për Us Weekly ka thënë se dyshja janë takuar 2 herë muajin e fundit, e gjitha vjen për shkak të problemeve që kishin me kujdestarinë e fëmijëve, meqë Jolie pati kërkuar kujdestari të plotë, dhe në raste të caktuara kur ata mund të shohin babanë e tyre, kjo do të ndodhë vetëm në praninë e një personi tjetër të autorizuar.

Kështu flitet se Jolie dhe Pitt janë takuar për të rregulluar cështjen e fëmijëve mbi të gjitha por edhe për biznesin e tyre të përbashkët , atë për prodhimin e verës Miraval.

Kështu brendi I dyshes shumë shpejtë do të sjellë në treg verën e re Studio By Miraval, e cila do të lansohet më datën 5 mars. /radoplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing