Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bizneset në krizë për punëtorë

Vendi  |  29.05.2023 Ora 10:28   

Pavarësisht asaj që papunësia në Kosovë vazhdon të jetë e lartë, numër i madh i bizneseve po përballen me mungesë të fuqisë punëtorë. Kësisoj, një pjesë e tyre ka vendosur që të punësojë punëtorë nga shtetet tjera si: India, Bangladeshi e Turqia.

 

Përfaqësues të bizneseve thonë se një pjesë e kosovarëve nuk është e kualifikuar për pozitat e lira të punës që i kanë, e një pjesë nuk po pranon të punojë me paga të ulëta.
 

Nga India, Bangladeshi, Nepali, Turqia e shtetet tjera, qytetarë të shumtë gjatë këtij viti janë kanë ardhur në Kosovë. Por, këtë herë, jo si vizitorë.
 

Në mungesë të fuqisë punëtore, bizneset kanë filluar rekrutimin e punëtorëve nga jashtë. Përfaqësues të tyre thonë se një pjesë e qytetarëve të Kosovës janë të pakualifikuar për ato pozita, e një pjesë nuk po pranojnë të punojnë me paga të ulëta.
 

“Ka numër të madh të bizneseve që kërkojnë fuqi punëtore, por si duket po hasin në vështirësi në gjetjen e tyre, për këtë arsye jemi drejtua edhe në vende jashtë Kosove”, thotë Zana Beqiri, drejtoreshë Ekzekutive e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.
 

“Vinë nga Turqia, por vijnë edhe nga India e Bangladeshi dhe vende të tjera. Ne kemi një numër shumë të madh të papunëve të cilët nuk dëshirojnë të punojnë për një pagë të ulët”, thotë Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve
 

Mirëpo, pavarësisht ngritjes së pagave, sektori i hotelerisë edhe më tej po përballet me mungesë të punëtorëve.
 

Kurse sipas Odës Ekonomike të Kosovës, duhet të bëhen reforma në mënyrë që të zbutet trendi i migrimit nga vendi.
 

 “Të ketë më shumë edukim të rinjve dhe të rejave, në mënyrë që t’u përshtaten kërkesave të tregut dhe kjo kish me ndikua shumë dhe kish me zbutë pak këtë elementin e emigrimit”, thotë, Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.
 

Në lidhje me rekrutimin e punëtorëve nga jashtë, as nga Ministria e Ekonomisë, as nga ajo e Industrisë e as nga Ministria e Financave, nuk kanë pranuar të prononcohen për televizionin.
 

Ndërkaq, derisa bizneset po përballen me mungesë të fuqisë punëtore, në Kosovë gjatë muajit mars të këtij viti janë regjistruar 27 mijë e 776 punëkërkues./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing