Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Prishtina Brass - Koncert me 27 Dhjetor në Kino Armata - Prishtinë

Muzikë  |  27.12.2018 Ora 10:35   
Prishtina Brass - Koncert
27/12/2018 - 19:00h
Kino Armata - Prishtinë

Koncerti realizohet me përkrahjen e Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Kulturës

Prishtina Brass është ansambël tunxhi, i pari i tillë dhe i vetmi në Kosovë.

Përbëhet nga instrumentistë profesionistë të cilët janë gjenerata e parë e tunxhit në Kosovë.

Të gjithë instrumentistët e ansamblit janë pjesë e Filharmonisë së Kosovës, ndërsa ansambli si i tillë funksionon edhe në kuadër të FSK-së (Forcës së Sigurisë së Kosovës) dhe është mjaft aktiv nëpër ceremoni të ndryshme ushtarake.

Ansambli Prishtina Brass ka një repertor mjaft të gjerë. Stili muzikor i Prishtina Brass është një kombinim i periudhave te ndryshme muzikore duke mos përjashtuar edhe veprat dhe këngët e ndryshme te ditëvë të sotme.
Ansambli rëndësi të veçant i kushton sidomos muzikës shqipe, duke mos përjashtuar edhe muzikën jazz. Prishtina Brass njihet si promotor i muzikes në hapsira publike. Për disa vite ka realizuar një numër të konsiderueshëm të koncerteve nëpër sheshet e qyteteve të ndryshme të Kosovës.

Ansambli që nga themelimi është mjaft aktiv si me koncerte, ashtu edhe me prezentime të ndryshme. Që nga viti 2012 kur ka filluar së funksionuari, ka realizuar një numër të konsiderueshëm koncertesh dhe prezentimesh të ndryshme në Kosovë dhe rajon. Ka realizur për 5 vite radhazi turne koncertesh në shumicën e qyteteve të Kosovës si dhe në Tetovë, Tiranë, Bujanoc etj.

Është prezentuar në festivale të ndryshme të cilat janë bartëse të kultivimit dhe zhvillimit të muzikës serioze në Kosovë dhe Shqipëri si: Festivali ndërkombëtar i Prishtinës ReMusica, International Albanian Brass Festival, Netët e Prishtinës, Festivali HAPU etj…

Ansambli është kuintet standart, mirëpo varësisht nga programi që luan, bashkpunon dhe me instrumentistë tjerë si të tunxhit, perkusioneve, solokëngëtarë etj.


Instrumentistët:

Avni Krasniqi - Trumpetë I
Ardit Pira - Trumpetë II
Bledar Bujupi – Korno
Betim Krasniqi - Trombon
Meriton Ferati – Tubë



 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing