Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ben Affleck me rol krysor në “Triple Frontier”

Film  |  10.12.2018 Ora 15:07   
“Triple Frontier” është filmi I cili për gati 8 vite mezi arriti të bëj bashkë një kastë të duhur aktorësh. Dhe e gjithë pritja e madhe duket sikur ja ka vlejtë, meqë tashmë është lansuar edhe klipi I shkurtër I filmit, ku aktori Ben Affleck në rol kryesorë atë të Tom ‘Redfly’ Davis, drejton një grup ish ushtarësh për të gjurmuar bossin e drogës në Amerikën e Jugut.

Skenari, regjia, kasta dhe shumë gjëra të tjera të cilat e bëjnë një film komplet, gjithashtu edhe studio janë ndryshuar disa herë, duke pas parasysh se xhirimet e para kanë filluar qysh në 2010-tën, ku të inkuadruar ishin Tom Hanks, Johnny Depp, Will Smith, Channing Tatum, Tom Hardy, Mark Wahlberg, Mahershala Ali dhe Casey Affleck, por që gjithnjë ndryshohej diqka, duke përfshirë edhe emrat e përmendur.

Ben Affleck ju bashkua filmit në vitin 2017-të për tu shkëputur më vonë për arsye personale, por që më vonë u rikthye sërish, në muajin Mars të këtij viti. Filmi tashmë është një prodhim I Netflix./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing