Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pas Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës, krijohet edhe "Europa League 2"

Sport  |  03.12.2018 Ora 11:45   
Në takimin në Nyon, UEFA ka marrë vendim që të krijohet edhe një garë me emrin “Europa League 2”.
 
Siç është raportuar, në ciklin e garave të Ligës së Evropës nga 2021 deri 2024 do të përgjysmohet numri i ekipeve pjesëmarrëse në 32 ekipet.
Dihet gjithashtu se gara e re do të luhet të enjten, ashtu sikur se Liga e Evropës.
Nga kjo pritet të përfitojnë vende më të vogla të Evropës. Në vend se të luajnë në fazat e hershme kualifikuese të Ligës së Evropës, klubet do të hyjnë direkt në “Ligën e Evropës 2”.
 
Liga e Evropës 2 do të kishte format të njëjtë – me tetë grupe me nga katër ekipe me fituesit që hyjnë në 16 më të mirat. Përpara atij raundi ekipet që përfundojnë në vendin e dytë në grup, dhe ato që përfundojnë të tretët në grup në Ligën e Evropës do të luajnë në play-off.
 
Formati i Ligës së Kampionëve, siç shpjegohet, nuk do të ndryshojë dhe do të mbetet me kaq klube.
 
“Gara e re do të shtojë konkurrencën për ekipet e tjera. Ajo do të përfshijë më tepër ekipe dhe për këtë arsye do të ketë më shumë ndeshje. Konkursi është fryt i dialogut me shoqatën evropiane të klubeve”, ka thënë presidenti i UEFA, Aleksander Çeferin.
 
Sipas tij, të paktën ekipet e 34 vendeve do të jenë në fazën e grupit, në vend të 26 aktualëve.

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing