Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Prishtina kërkon hakmarrjen ndaj Bakken Bears

Sport  |  21.11.2018 Ora 15:52   

Z Mobile Prishtina do të kërkojë fitoren ndaj Bakken Bears, por jo të tillë çfarë do t'ia rrëmbente skuadrës daneze vendin e parë në grup, shkruan sot Koha Ditore.

Te Prishtina do të mjaftoheshin edhe me një fitore të ngushtë, sa për t'iu revanshuar danezëve për humbjen e thellë në ndeshjen e parë. Prishtina kishte humbur me 24 pikë dallim (108:84) ndeshjen me Bakkenin, ndërkohë që për t'ia marrë pozitën e parë në grup duhet ta mposhtë me 25 pikë, diçka gati e pamundur.

Rivali i saj është një prej tri skuadrave në FIBA Europe Cup që nuk di për humbje, ndërkohë Prishtina ka një. Bakkeni llogaritet favoriti numër një nga FIBA për të fituar titullin.

Edicionin e shkuar arriti deri në gjysmëfinale të FIBA Europe Cup. Dueli ndërmjet Prishtinës dhe Bakken Bearsit është i fundit në kuadër të fazës së parë të grupeve të FIBA Europe Cup dhe luhet të mërkurën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve (sot, 20:00)

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing