Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dominim total i xhudistëve tanë në Grand Prix “Tashkent 2018”

Sport  |  12.11.2018 Ora 10:37   
Për dallim nga tri xhudistet e tjera, Loriana Kuka nuk llogaritej në mesin e pretendenteve për medalje. Por Loriana të dielën konfirmoi paraqitjen impresive të Kosovës në turneun Grand Prix që u mbajt në Tashkent të Uzbekistanit.

21-vjeçarja fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 78 kilogramë, ndërsa Kosova përfundoi si vendi më i suksesshëm në garën ku morën pjesë 347 xhudistë nga 47 shtete. Kosova mori pjesë me katër xhudiste në Grand Prix në Tashkent, ndërsa të gjitha u paraqitën në finale, shkruan sot RadioPlus.

Tri prej tyre u shpallën kampione, ndërsa Nora Gjakova fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri 57 kilogramë. Në ditën e parë të garave, të premten, medalje të arta fituan Distria Krasniqi në kategorinë deri 48 kilogramë dhe Majlinda Kelmendi në kategorinë deri 52 kilogramë.

Loriana ende nuk është në nivelin e Majlindës, Norës e Distrisë, por po iu afrohet atyre. Suksesi i së dielës e dëshmon këtë. Ajo nuk ishte bartëse në kategorinë deri 78 kilogramë, por e dominoi atë.
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing