Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Majlinda Kelmendi nesër garon në Grand Prix "Tashkent 2018"

Sport  |  08.11.2018 Ora 17:41   
Kombëtarja jonë e xhudos, e prirë nga kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, do të garojë prej nesër deri të dielën në Grand Prix "Tashkent 2018", që mbahet në Uzbekistan.

Krahas Majlindës, që garon në kategorinë deri 52 kilogramë, pjesëmarrëse janë edhe kampionia e Evropës, Nora Gjakova (-57 kilogramë), nënkampionia e Evropës, Distria Krasniqi (-52 kilogramë), dhe kampionia e Evropës për U-23, Loriana Kuka (-78 kilogramë), e cila të dielën e kaluar fitoi medaljen e artë në evropianin U-23, të mbajtur në Gyor të Hungarisë.

Majlinda, Nora dhe Distria garojnë nesër, kurse Loriana të dielën. Pas shortit të hedhur sot, të katër xhudistet tona kanë kaluar raundin e parë pa luftë. Grand Prix Tashkent 2018, është i vlefshëm për pikë kualifikuese Olimpike, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing