Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dua Lipa së shpejti më një bashkëpunim të ri

Muzikë  |  08.11.2018 Ora 9:15   
Pas bashkëpunimeve të suksesshme, me “Silk City”, me grupin “Blackpink” dhe Andrea Bocelli, Dua Lipa shumë shpejtë pritet të sjellë dhe një bashkëpunimtë ri, shkruan Radio Plus.

Kësaj radhe, Dua Lipa ka zgjedhur të bashkëpunojë me tekstshkruesen dhe këngëtaren e njohur nga Suedia, Tove Lo.

Bashkëpunimin e tyre Dua e zbuloi në llogarinë e saj në Instagram, ku publikoi një fotografi ku shihet së bashku me Tove Lo, në Stokholm, me mbishkrim: “Kalova dy ditë duke shkruar në studio me këtë njeri jashtëzakonisht të talentuar dhe gazmore”.

Në anën tjetër Tove Lo ka shkruar se ka kaluar ditë të mrekullueshme së bashku me ’mega yllin’ siç e ka titulluar ajo Dua Lipën duke theksuar se ishte e lumtur që kanë shkruar tekste të këngëve së bashku.

Tove Lo është e njohur si tekstshkruese e këngëve duke përfshirë edhe këngën “Love Me Like You Do” të këngëtares Ellie Goulding.

 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing