Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bebe Rexha me performancë të shkëlqyer në MTV EMA

Muzikë  |  05.11.2018 Ora 9:45   
Përveç Dua Lipës, e cila ishte një prej artisteve më të nominuara në MTV Europe Music Awards 2018, në këtë ngjarje u paraqit edhe këngëtarja tjetër me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, e cila ishte nominuar në kategorinë “Best Song” për këngën “Meant To Be, si dhe ishte në mesin e artistëve performues.

Në ceremoninë e mbrëmshmë të MTV EMA 2018, ani pse nuk doli fituese në kategorinë ku ishte nominuar “Best Song”, Bebe Rexha bashkë me grupin e saj të vallëzimit dhanë një prej performancave më të veçanta të hitit të saj të fundit "I'm a Mess", që është kënga më e suksesshmë e albumit të saj debutes “Ecpectations” të cilin Bebe e lansoi në qërshor të këtij viti.

Artistë të tjerë të cilët performuan mbrëmë në MTV EMA ishin edhe Janet Jackson, Halsey, Nicki Minaj, Little Mix, Jason Derulo etjerë. /radioplus/


Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing