Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vedat Muriqi: Fitojmë kundër ISHUJVE FAROE dhe bëjmë hapin e madh

Sport  |  12.10.2018 Ora 13:07   

Kosova arriti të merrte një fitore të merituar ditën e djeshme në ndeshjen zhvilluar në “Fadil Vokrri” ku përballë kishin skuadrën e Maltës.

“Dardanët” kaluan të parët në avantazh me Kolollin, por në minutën e fundit të pjesës së parë, sulmuesi Muriqi humbet një rast me portë boshë.

Megjithatë ky rast nuk i kushtoi shumë Kosovës e cila e fitoi ndeshjen me rezultatin 3-1. Ndërsa pas ndeshjes ai e rrëfeu këtë moment duke thënë se ishte gati të festonte dhe nuk u besonte syve që e kishte dërguar jashtë atë top.

“Nuk e di as vet pse nuk shënova, fillova të kthehem për të nisur festën, por kur e pashë topi nuk ishte në rrjetë. Arrita të shënoj në pjesën e dytë dhe jam i lumtur për ketë. Është koha tani të mendojmë për Ishujt Faroe dhe të përgatitemi sa më mirë. Në ndeshjen tjetër besoj se do të fitojmë dhe të bëjmë hapin e madh për kualifikim”,  tha Muriqi.

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing