Radio + Sejran Hondozi

 

Sejran Hondozi  producente – prezantuese

 

Punon në Radio Plus prej shtatorit 2005. Është pjesë e emisioneve, reklamave, dhe jingle-ve te Radios. Sejrani prezanton emisionin 5 këngët më të popullarizuara shqip në Radio Plus çdo të hënë në emisionin Albanian Top 5, te marteve bashkë me Përparimin udhëheqë emisionin Something Different, të mërkurave prezanton këngët më të reja dhe për herë të parë në New Music First, ndërsa  5 këngët më të shitura apo më të popullarizuara në Britani të Madhe I prezenton të enjteve në UK Top 5, nga ora 17 deri ne orën 17-30. Po ashtu çdo të premtë,nga ora 13-00 deri në ora 14-00, Sejrani prezanton emisionin më të ri në Radio Plus, "Veç ka 2", ku mund të dëgjoni këngët më të mira si hitet aktuale dhe ato të cilat kanë lënë gjurmë në industrinë muzikore, të cilat vijnë nga bashkëpunimi ndërmjet dy këngëtarëve. Si pjesë e reklamave Sejrani shkruan tekste dhe lexon e ndonjëherë edhe I monton reklamat. Po ashtu perkthen lexon dhe monton tri  lajmet më interesante nga bota e filmit që në Radio Plus transmetohen çdo ditë ne ora  15-00, 18-00 dhe 21-00.

 

 
   Radio Plus 102.2 FM Stereo!

Pjes e Kolegjit Iliria

Radio Plus 2009 All rights reserved!

Fuqizuar nga rrjeti Kozzer 2009